Ministrja për dialogun, Edita Tahiri, ka konfirmuar se më 12 gusht 2015 do të nis zbatimi i marrëveshjes me Serbinë për sigurimin e automjeteve.
Ajo ka thënë se ky është një lajm i mirë për qytetarët dhe marrëveshja për fillimin e zbatimit të saj, është bërë me pjesëmarrjen e të gjitha palëve në dialog.
“Mund të ju siguroj se të dyja shtetet raportuan për përgatitjet e duhura që çdo gjë të shkojë mirë më 12 gusht. Ky është një lajm i mirë për qytetarët, sepse mund të udhëtojnë në Serbi apo nëpër serbi me atë policë që posedojnë. Jam e bindur që ky është një rezultat i Brukselit, por edhe i Këshillit të Byrove Europiane që ka bërë një punë të shkëlqyer”, ka thënë Tahiri në një intervistë për RTK-në.
Tahiri tha se në bazë të kësaj, qytetarët do të mund të udhëtojnë me një policë në Maqedoni e me të njëjtën edhe në Serbi.
Qytetarët nuk do të paguajnë më tarifat e larta sic kanë paguar deri tash. Një policë që vlen në Maqedoni për shembull për mjetin e tyre, ajo do të vlejë edhe për në Serbi.
Protestat për Zvërnecin/ Rama flet nga Berati: S’po dëmtohet...
Shitjet e fanellave të Gabrielit, rriten 350% pas humbjes së...
Molliqaj kritikon Osmanin: Po fshehet pas Ibrahim Rugovës ng...
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...