Para pak çastesh është gjetur 61 vjeçari Raif Jusufi nga fshati Lisec në lumin që ka rjedhur në Reçicë. Siç mëson portali TetovaSot Raif Jusufin e kanë gjetur disa persona që kanë mbledhur hekura pritet identifikimi i tij dhe zyrtarisht do të njoftohet për të. Raif Jusufi në ditën e përmbytjeve ka qenë në bjeshke me dhentë bashkë me nipin e tij 7 vjeçar, i cili po ashtu humbi jetën në fatkeqësinë natyrore të të së hënës. Trupi i nipit të tij 7 vjeçar u gjet në fshatin Reçicë e Madhe ditën e djeshme.
Ndërsa vazhdon të kërkohet vajza 6 vjeçare nga Shipkovica motra e Ritronit 2 vjeçar që humbi jetën nga vërshimet në Shipkovicë.
Ndryshe vërshimet në rajonin e Tetovës morrën jetën e 6 personave ku u lënduan mbi 80 persona dhe qindra shtëpi u shkatëruan.
Shitjet e fanellave të Gabrielit, rriten 350% pas humbjes së...
Molliqaj kritikon Osmanin: Po fshehet pas Ibrahim Rugovës ng...
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...
Haradinaj ngushëllon Metën për vdekjen e babait