Prokuroria e Shtetit me anë të një komunikate për media shpreh shqetësimin me siç thuhet diskursin publik të zhvilluar kohëve të fundit mes zyrtarëve të drejtësisë, gjyqtarëve në njërën anë dhe prokurorëve në anën tjetër dhe vëren se një gjë e tillë pos që është e panevojshme, ajo sjell në të njëjtën kohë edhe rrënim të autoritetit të sistemit të drejtësisë në sytë e opinionit.
“Qëndrimi zyrtar i Prokurorit të Shtetit është se asnjë prokuror dhe kryeprokuror nuk është në pozitën që të komentoj mbi aftësitë menaxhuese të ndonjë gjykatësi, Kryetari të Gjykatës apo cilitdo zyrtar tjetër të KGJK-së. Sigurisht se një gjë e tillë bie në kompetencën e KGJK-së ashtu sikurse KPK-ja që është kompetente për të vlerësuar aftësitë menaxhuese të prokurorëve dhe kryeprokurorëve të saj”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Prokuroria.
Sipas Prokurorisë deklarimi publik se kinse kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës Hamdi Ibrahimi ka ndërhyrë në punën e gjykatësve të kësaj gjykate është i papranueshëm dhe jo etik.
“ Nëse ka elemente të tilla atëherë fillohen hetimet dhe grumbullohen provat mirëpo në asnjë rast nuk ngritën hipoteza dhe supozime të cilat nuk do të duhej t’i bëj asnjë prokuror”, thuhet në këtë deklaratë.
Prokurori i Shtetit siguron të gjithë opinionin dhe të gjithë prokurorët e gjykatësit e Kosovës, se ata asnjëherë më parë nuk kanë qenë më të sigurt në ushtrimin e detyrës së tyre në pajtim me mandatin që kanë dhe imunitetit të garantuar me Kushtetutë në veprimet që bëjnë në kuadër të detyrave të tyre të punës.
“ Më shkoqur dhe më thjeshtë, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga të gjithë prokurorët në nivel vendi që të rrisin standardin e të provuarit tek hetimet që zhvillohen ndaj të gjithë të pandehurve, e në veçanti ndaj prokurorëve dhe gjykatës. Natyrisht, se është çështje tjetër dhe ata që kanë shkelur ligjin do të ndiqen, hetohen dhe dërgohen në gjykatë për gjykim të drejtë dhe fer pavarësisht pozitës që kanë apo kanë pasur dhe nga ky qëllim nuk do të ketë asnjë zmbrapsje, kurse veprimet e fundit të Prokurorit të Shtetit e dëshmojnë një gjë të tillë. Sigurojmë se një qa sje e tillë do të vazhdojë ndaj kujtdo, pavarësisht pozitës që ka, nëse ka elemente dhe prova se është kryer një vepër penale”.
Sipas Prokurorisë gjendja e krijuar në gjyqësorin vendor nuk është rezultat i punës se kryetarit Ibrahimi, mirëpo kjo gjendje është si rrjedhojë e një sistemi i cili ka çaluar për vite të tëra, andaj akuzat e drejtuara kundër Ibrahimi janë të paqëndrueshme.
Kështu në pajtim me autorizimet ligjore, Kryeprokurori i Shtetit do të thërrasë shumë shpejtë një mbledhje të KPK-së dhe do të merret qëndrim zyrtar rreth këtyre zhvillimeve, kurse Kryeprokurori i Shtetit thekson qartë dhe zëshëm se nuk do të tolerojë asnjë sjellje dhe qëndrim të pahijshëm të asnjë prokurori të saj dhe të gjithë ata që kanë shkelur dispozitat e Kodit të Etikës dhe Moralit do të përgjigjen dhe ndëshkohen në pajtim me këtë kod të cilit i nënshtrohemi të gjithë.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...