Më 28 maj në Gjykatën Penale do të fillojë gjykimi për ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska në lëndën e PSP-së “Tanku”, e cila është e akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë blerjes së veturës luksoze “Mercedes”.
Jankullovska në këtë lëndë do të gjykohet veçmas nga të akuzuarit tjerë, pasi me kërkesë të avokatëve të saj për shkak të shtatzënisë së rrezikuar gjykata vendosi që ajo të gjykohet në procedurë të veçantë, përcjell telegrafi maqedoni.
Jankulloska do të gjykohet nga Lençe Gavrillova Efremova, e cila gjithashtu udhëheq lëndën “Tarifa”.
Në lëndën “Tanku” për të akuzuarit tjerë Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski, më 14 maj do të thuhet fjalët përfundimtare, ndërsa më pas pritet të sillet aktgjykimi.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...