Nata finalja e festivalit Eurovision do të mbahet të shtunën me 12 maj.
Në këtë festival pritet të performojnë 29 shtete për çmimin e madh, shkruan arbresh.info.
Pas disa vitesh mungesë këtë vit edhe Shqipëria ka arritur të jetë pjesë e finales së madhe duke u përfaqësuar suksesshëm nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall” e cila është mirëpritur mjaft mirë nga kritikët.
Ndërsa përveç tij këtë vit për herë të parë pjesë e Eurosongut janë dhe dy shqiptarë tjerë, Eleni Foureira që përfaqëson Qipron dhe Ermal Meta për Italinë.
Tanimë është bërë publike edhe lista e plotë e garuesve , këtë herë Shqipëria do të performoj e 12-ta, Qipro e 25-a ndërsa Italia e 26-a me radhë./Arbresh.info/

Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëres...
Të shtëna ndaj Botërorit/ Të vrarë e të plagosur në Kansas, ...
Vetëm edhe 6 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezulta...
“Nga sfida në sfidë”, Behgjet Pacolli ndan reagi...
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...