Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delaëie, ka reaguar pas vendimit të Serbisë për ndalimin e pjesëmarrjes së karateistëve kosovarë në kampionatin evropian.
Delawie përmes një postimi në Twitter shkruan se normalizimi i raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit duhet t’u sigurojë atletëve, pavarësisht nga nacionaliteti i tyre të marrin lirshëm pjesë në gara ndërkombëtare.
Ky është postimi i plotë i Ambasadorit Delawie në Twitter:
“Normalizimi i raporteve, më e pakta duhet të nënkuptoj që atletët e rinj, pavarësisht nga etniteti i tyre, të marrin lirshëm pjesë në gara ndërkombëtare. I pikërlluar ta shoh që andërrat e tyre po shkatërrohen nga politikat ndërkombëtare ndaj të cilave ata nuk kanë kontroll”.
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...