Në kurë e re për të luftuar humbjen e flokëve është zbuluar duke përdorur një ilaç që fillimisht mendohej të përdorej për të trajtuar osteoporozën.
Studiuesit zbuluan se ilaçi kishte nëj efekt të madh tek rrënjët e flokëve, folikulat, duke i stimuluar ata që të rriten.
Ilaçi ka një përbërje që ka si objektiv një proteinë e cila frenon rritjen e flokëve dhe luan rol në humbjen e tyre.
Udhëheqësi i studimit Dr Nathan Haëkshaë nga Universiteti i Mançesterit tha se ky ilaç mund të “bëjë një ndryshim të vërtetë për njerëzit që vuajnë nga humbja e flokëve”.
Aktualisht janë në dispozicion vetëm dy barna për të trajtuar rënien e flokëve:
1. minoxidil, për burrat dhe gratë
2. finasteride, vetëm për meshkuj
Të dyja kanë efekte anësore dhe nuk janë gjithmonë shumë efektive kështu që pacientët përdorin transpantin e flokëve në vend të këtyre barnave.
Hulumtimi, i botuar në PLOS Biology, është bërë në një laborator, me mostrat që përmbajnë folikula flokësh të kokës nga më shumë se 40 pacientë.
Dhe Haëkshaë i tha BBC-së se një eksperiment klinik do të ishte i nevojshëm për të parë nëse trajtimi ishte efektiv dhe i sigurt në njerëz.
Çfarë shkakton humbjen e flokëve?
Humbja e flokëve është një dukuri e përditshme dhe përgjithësisht asgjë për t’u shqetësuar. Disa lloje janë të përkohshme dhe disa janë të përhershme.
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali