Ligjëruesja e UP-së, Jehona Lushaku, ka vlerësuar se është e rëndësishme për Partine Socialdemokrate që të saktësojë dallimet me VV-në.
“Aktualisht anëtarë të PSD-se janë deputetët që kanë dalë nga VV-ja, të cilët përfaqësojnë një vlerë të shtuar që ka qenë brenda VV-së. Pikat dalluese në mes të Partisë Socialdemokrate dhe Vetëvendosjes janë tejet të rëndësishme. Është e rëndësishme që të shfaqin programin e tyre dhe qasjen e tyre”
Lushaku ka thënë se PSD përfaqëson një forcë të re socialdemokrate përderisa theksoi se kjo parti ka nevojë që të realizojë një shtrirje sa më të gjerë në Kosovë, në mënyrë që të shndërrohet në një alternativë të re.
“Për PSD-në është e rëndësishme që të pasurohet me kapacitete njerëzore. Duhet të bëjnë një shtrirje sa më të madhe në tërë Kosovën”
“Nëse nuk e arrijnë këtë dhe shkon me këtë ritëm të konsolidimit, atëherë do të jete një rritje shumë e ngadalshme”.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK