Google prezantoi disa prej veçorive të reja të versionit të ardhshëm të Android në Konferencën e Zhvilluesve I/O.
Një prej tyre ngjante shumë e familjarizuar. Android P do të ketë disa gjeste të reja navigimi mes aplikacione dhe funksionojnë njëlloj si në iPhone X.
“Pjesë e Android P, do të prezantojmë një sistem të ri navigimi për të cilin po punojmë prej një viti,” tha zëvendës presidenti i inxhinierisë së Android Dave Burke, transmeton PCWorld Albanian.
Edhe pse Google mund të ketë punuar prej një viti me këtë sistem, vështirë të thuhet se nuk ka kopjuar Apple.
iPhone X u prezantua në Shtator të 2017-ës.
Tashmë butonët tradicional të kthimit pas dhe kalimit nga një aplikacion tek tjetri tashmë i përkasin së kaluarës.
Ju mund të shkarkoni Android P Beta që nga ky moment për një numër të kufizuar telefonësh.
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C