Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka thënë se është i papranueshëm veprimi i Qeverisë së Serbisë për t’ua ndaluar hyrjen në Serbi karateistëve të Kosovës, të cilët pritej të merrnin pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë në Novi Sad.
Mëngjesin e hershem të së mërkurës, sportistëve kosovarë – të cilët një ditë më parë ishin paralajmëruar se do të lejoheshin të garonin vetëm me emër dhe mbiemër dhe pa simbole shtetërore të Kosovës – iu ndalua hyrja në Serbi në pikën kufitare në Merdare.
Zëdhënësi i Komiteti Olimpik i Kosovës, Kushtrim Krasniqi, ka thënë për Gazetën Express se KOK-u dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vazhdimisht kanë qenë në rrjedha të zhvillimeve me Federatën Evropiane të Karatesë dhe Federatën e Karatesë së Kosovës.
“Veprimi i fundit i Qeverisë së Serbisë për moslejimin e ekspeditës së Kosovës të hyjë në Serbi është i papranueshëm”, ka thënë Krasniqi.
Ai i ka thënë Expressit se KOK-u do të reagojë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në lidhje me këtë çështje.
“Komiteti Olimpik i Kosovës do ta informojë menjëherë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar”, theksoi ai.
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...