Presidenti amerikan Donald Trump do të zbulojë nëse SHBA-të do të qëndrojnë ende në marrëveshjen bërthamore me Iranin apo do të rivendosin sërish sanksionet.
Trump ka kritikuar ashpër marrëveshjen e 2015-ës, nën të cilën Irani ka limituar aktivitetet bërthamore në shkëmbim të heqjes së sanksioneve, transmeton portali arbresh.info.
Shtetet evropiane e shohin si mënyrën më të mirë për të ndaluar Iranin të prodhojë bombë bërthamore.
Shtëpia e Bardhë ka sinjalizuar që presidenti mund të mos zbatojë një pjesë të marrëveshjes, por kjo ende nuk dihet se çfarë do të thotë.
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe Boris Johnson i kërkoi zotit Trump të mos e “lëshojë fëmijën në ujin e detit” të hënën, ndërsa homologu i tij francez Jean-Yves Le Drian bëri të qartë se Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania do të vazhdonin ta nderonin marrëveshjen.
Presidenti iranian Hassan Rouhani ka paralajmëruar se vendi i tij mund të përballet me “disa probleme” në muajt e ardhshëm, por theksoi se do të “vazhdojë të punojë me botën”./Arbresh.info/
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...