Sot janë bërë 21 vjet prej vrasjes së heroit kombëtar, Luan Haradinaj.
Për nder të jetës dhe veprës së tij pak momente më parë është mbajtur një ceremoni përkujtimore.
Aty presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Luan Haradinaj, paraqet një personalitet të rrallë të lëvizjes kombëtare.
“Ishte njeri i shëmbëlltyrës, dinjitetit, virtytit dhe krenarisë kombëtare. Luan Haradinaj ishte prej veprimtarëve të parë dhe bashkëthemelues i UÇK-së. Luani personalisht e njoha në vitin 1996, përmes Kadri Veselit. U takuam në Tiranë, pastaj kaluam disa herë kufirin Kosovë – Shqipëri, bashkë me Kadriun dhe Luanin ku pastaj strehoheshim në bazat e UCK-së në Gllogjan apo Jabllanicë. Diku thellë në bjeshkë na prisnin Shkëlzeni, Lahiu apo edhe Dauti”, ka thënë Thaçi.
“Ishte fjalë pak por trim i paparë. Luan Haradinaj është njeriu që theu dhe shembi gurin e kufirit shqiptaro- shqiptar. Ai rridhte nga një familje e dëshmuar atdhetar axha i tij Ismaili kishte kaluar vite të tëra nëpër burgjet serbe”.
“ Andaj shteti i Kosovës nderon me vlerësimet më të larta shtetërore, emblemën e UCK-së, Luan Haradinaj”.
Thaçi ka thënë se Luan Haradinaj është persnifikimi më monumental për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Tragjedi në Mitrovicë/37-vjeçari humb jetën nga therja me th...
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj