Fatkeqësia ajrore në SHBA Nëntë persona kanë vdekur pas rrëzimit të aeroplanit transportues ushtarak, i cili u rrëzua të mërkurën në mbrëmje në shtetin Georgia.
Autoritetet lokale raportuan se aeroplani po zhvillonte fluturimin e tij të fundit, pasi që ishte 50 vjet në shërbim dhe se të gjithë të vdekurit janë portorikanë.
“Konfirmojmë se në aeroplan kanë qenë nëntë persona, pesë anëtarë të ekuipazhit dhe katër udhëtarë”, ka njoftuar Garda Kombëtare e Amerikës dhe shtoi se të gjithë personat në aeroplan kanë qenë pjesëtarë të saj. Autoritetet ende nuk i dinë shkaqet e fatkeqësisë.
Aeroplani i rrëzuar ishte i llojit Herkules 130, i cili po fluturonte për Arizonë dhe po zhvillonte fluturimin e tij të fundit. Aeroplani u rrëzua në një rrugë afër aeroportit dhe për fat të mirë, pas rrëzimit nuk u dëmtua asnjë automjet apo shtëpi në tokë, /arbresh.info
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...