Të 23-in e presin me padurim çdo muaj. Mbi 260 mijë kosovarë këtë ditë i tërheqin nga bankat paratë e pensioneve me të cilat shumica prej tyre e sigurojnë edhe jetesën.
Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në tërë vendin, vetëm në vitin 2017, pensione nga buxheti i shtetit kanë marrë 269 mijë e 401 persona.
Shifër kjo që i përfshin të gjithë përfituesit e pensioneve, pa marrë parasysh kategorinë, shkruan Infokusi.com.
Për të gjithë këta janë shpenzuar nga buxheti 370 milionë euro.
Së paku kështu thuhet në raportin “Statistikat e Mirëqenies Sociale 2017”, që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Në bazë të këtij raporti, kategoria e personave që ka më së shumti përfitues e për të cilën shpenzohen më së shumti para është ajo e pensioneve bazike të moshës, pasuar nga ajo e pensioneve kontributpaguese të moshës dhe kategoria për pensionet e veteranëve.
Vetëm në këto tri kategori të pensioneve, janë përfitues 202 mijë e 48 persona.
E më së paku përfitues ka nga pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK). 1 mijë e 289 persona marrin pensione për këto kategori.
Të tjerët janë persona me aftësi të kufizuara, pensionist të Trepçës, Skema e të verbërve, Pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, Skema e ndihmës sociale dhe Skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara.
120 milionë euro pensione për veteranët
Një prej kategorive të pensioneve që i kushton shtetit miliona euro, është ajo e veteranëve.
Që kurë kanë filluar të marrin pensionet, veteranët i kanë kushtuar buxhetit të vendit më të varfër në rajon afër 120 milionë euro. Kaq është shuma e parave që ka ndarë shteti prej vitit 2015 për këtë kategori, shkruan Infokusi.com.
Së paku kështu ka deklaruar zëdhënësi për media në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Musa Demiri.
“Shuma e shpenzuar për kategorinë e veteranëve të UÇK-së, që nga fillimi i zbatimit të kësaj skeme e deri në dhjetor të vitit 2017 ka qenë rreth 119 milionë e 136 mijë euro”, ka thënë Demiri.
Sipas të dhënave të MPMS-së, 2017’ta e ka rënduar më së shumti buxhetin e Kosovës. Vetëm gjatë vitit të kaluar për pagesa të veteranëve, shteti ka ndarë më shumë se 65 milionë euro.
“Për vitin 2015 (tetor-dhjetor) janë ndarë 5 milionë e 418 mijë euro, për vitin 2016 janë ndarë 47 milionë e 864 mijë euro dhe për vitin 2017 janë ndarë 65 milionë e 854 mijë euro”, ka thënë Demiri.
Demiri deklaron se aktualisht në skemën e përfitimit të pensioneve janë 37 mijë e 136 përfitues, që besohet të kenë qenë pjesëmarrës në luftë.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...