Liverpooli është kualifikuar në finale të UEFA Ligës së Kampionëve për herë të parë pas 11 viteve.
Gjiganti anglez ka siguruar një vend në Kiev pas fitores me rezultat të përgjithshëm 6 me 7 kundër AS Romas në gjysmëfinale të UEFA Ligës së Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra italiane nuk arriti të befasojë rivalin e sotëm (e mërkurë) ashtu siç bëri kundër Barcelonës, por romakët shfaqën një paraqitje solide në takimin kthyes të gjysmëfinales kundër “Redsave” që përfundoi me rezultat të 4 me 2.
Një gabim në mbrojtje u shfrytëzua mirë nga linja frontale e Liverpoolit që kaloi sonte në epërsi pas vetëm nëntë minutave lojë. Ishte Sadio Mane sulmuesi që mposhti portierin Alisson me një gol të bukur pas asistimit nga Firmino.
Por, skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Eusebio Di Francesco barazoi shifrat për 1 me 1 menjëherë. Në përpjekje për të larguar topin nga zona e rreptësisë, Dejan Lovren bëri një goditje të pa kontrolluar mirë dhe topi fillimisht shkoi në kokën e bashkëlojtarit të tij James Milner duke u rikthyer më pas në portën e Loris Karikus (15′).
Sidoqoftë, skuadra e Jurgen Klopp arriti të realizoj sërish dhe këtë e bëri në minutën e 25′ përmes Georginio Wijnaldum që realizoi me kokë golin e parë në karrierën e tij në kompeticionin më të madh të UEFA-s.
Edin Dzeko arriti të barazoj shifrat për 2 me 2 derisa po zhvillohej minuta e 52′ e pjesës së dytë, por mesfushori i shumë kërkuar Radja Nainggolan dërgoi në epërsi gjigantin në Serie A me një super gol nga distanca për 3 me 2 në minutën e 86′ të ndeshjes. Naingoolan u tregua i saktë nga penaltia që u akordua në minutën e fundit duke shënuar për 4 me 2.
Megjithatë, rezultati në Olimpico nuk ishte i mjaftueshëm dhe rrugëtimi i AS Romas befasuese në Ligë të Kampionëve përfundoi në duart e Liverpoolit në Olimpico.
Rivali i Liverpoolit në finalen që zhvillohet në Kiev më 26 maj është kampioni evropian Real Madridi që synon trofeun e tretë radhazi./arbresh.info/
Qytetari dorëzon një kuletë me para dhe dokumente personale
Kapet i dyshuari me 21 dele, tentoi t’i kontrabandonte me nj...
Premtimi i Hamzës: Një nga vendimet e para do të jetë rritja...
IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qe...
Hamza: Një prej vendimeve të para do të jetë rritja e pagave...
Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Naz...