Prodhuesi britanik premium Bentley pranoi se nuk ishte gati të priste një valë elektrifikimi të veturave, por kjo mbetet edhe më tej prioritet i kompanisë.
Kah mesi i marsit, Bentley prezantoi modelin e saj të parë me energji elektrike, SUV Bentayga Hybrid me një turbombushës V6 me 3.0 litra dhe një motor elektrik që siguron një distancë prej 50 kilometrash.
“Është një hap i madh i parë, por ne duhet të bëjmë më shumë se vetëm një hibrid”, tha drejtori i ri i ekipit, Adrian Holmark.
Pas fillimit të papërgatitur, Bentley po ndryshon strategjinë për të mbetur konkurrues në tregun e shpejtë të makinave EV.
Kështu, kompania njofton një version elektrik të secilit prej modeleve të tij deri në vitin 2025, dhe modeli i parë plotësisht elektrik duhet të debutojë në pesë vitet e ardhshme, transmeton KosovaPress.
Ky mund të jetë një version i ri i modelit Mulsanne, ose një automjet tërësisht i ri i bazuar në konceptin Porsche Mision E.
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...