Familja Beckham nuk munden asnjëherë që të mbajnë një festë jashtë mediave sociale.
Dhe natyrisht, ditëlindja e 43-të e ish futbollistit David Beckham ishte arsyeja e shpërthimit të dëshirave të të gjithë familjes, duke përfshirë një video të postuar nga Viktoria ku shihet vajza e tyre e vetme , gjashtë vjeçare, duke lexuar mesazhin e saj të ëmbël për babain e saj, shkruan arbresh.info.

Davidi ishte subjekt i shumë postimeve të ëmbla nga familja e tij, ku u përfshi edhe ai i Viktorias e cila shprëndau një urim të djalit të tyre Brooklyn, i cili po studion fotografinë në Nju Jork.

Ish vajza e grupit Spice Girls ka postuar një video të shkurtër të vajzës Harper veshur me uniformë shkolle e cila ishte ulur në një dritare dhe po lexonte një kartolin :”I dashur baba, urime ditëlindjen. Unë shpresoj që do të pëlqen dhurata jote e shkëlqyer. Shumë dashuria Harper. Unë të dua aq shumë babë. ‘ kishte shkruar në urimin e saj.

Urime për ditëlindjen e David erdhën edhe nga anëtarët e tjerë të familjes së famshme dhe të shumta ishin edhe ato të fansave të tij./Arbresh.info/
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...