Parashikimi i motit sjell një të hënë me kthjellime gjatë paradites, sipas Meteoalb, por vranësira të shpeshta sjell pasditja, sidomos në zonat lindore ku priten shira të përkohshëm.
Edhe dita e martë dhe e mërkura vijojnë në kushtet e kthjellimeve me vranësira të herë pas hershme, më të dukshme gjatë pasditeve duke sjellë shira të përkohshëm kryesisht në zonat Lindore.
Temperaturat e ajrit mbeten të larta deri të enjten duke variuar nga 9 – 10°C vlera më e ulët gjatë mëngjesit në Juglindje deri në 31 – 32°C, maksimumi i mesditës në zonat e ulëta./Top Channel
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë