Jose Mourinho ka lënë të kuptohet se Marouane Fellaini është shumë pranë nënshkrimit të kontratës së re me Manchester Unitedin.
Mesfushori belg e shënoi golin e fitores në triumfin 2-1 të Manchester Unitedit kundër Arsenalit të dielën në Premierligë.
Pas kësaj fitoreje, Manchester United është shumë pranë të sigurojë vendin e dytë në ligën elitare angleze, pasi tani ka pesë pikë më shumë se vendi i tretë, Liverpooli, si dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Fellaini do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni, por trjaneri portugez mendon se mesfushori është shumë pranë nënshkrimit të kontratës së re.
“Mendoj se një lojtar që e puth emblemën e klubit pasi të shënojë gol tregon qartazi se ai dëshiron të qëndrojë”, ka thënë Mourinho për BBC.
“Dua që ai të qëndrojë, klubi dëshiron që ai të qëndrojë. Mendoj se ai do të qëndrojë, është pothuajse e kryer”, shtoi ai
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...