Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, në lidhje me rastin “Monstra”, tha se qeveria e kaluar ka fshehur vrasje, ka arrestuar njerëz pa argumente, ndërsa shtoi se nëse do të kishin prova për rastet do t’i publikonin.
Ai tha se në “bombat” ka indikacione serioze, përfshirë edhe bisedën mes të akuzuarit Fejzi Aziri me Nevzat Bejtën që t’i paguhen subvencione.
“Drejtësia dhe shteti i drejtë funksionon, lufta kundër korrupsionit është efikase, nga të gjithë 22 rastet e vrasjeve vetëm dy nuk janë zbuluar, ndërsa për to vazhdon hetimi. Pyetje është nëse do të zbulohet e vërteta për vrasjen në Liqenin e Smillkovës, për ngjarjet në Kumanovë dhe për rastin e Nikolla Mlladenovit”, ka thënë Zaev. /SHENJA
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu