Gjatë të hënës në orët e pasdites në Toronto, një furgon ka hyrë në trotuar dhe u ka marrë jetën 10 vetave kurse disa të tjerë I ka lënë të shtruar në spital, transmeton arbresh.info.
Është bërë pak a shumë i ditur shkaku I këtij sulmi.
Pak minuta para sulmit, i akuzuari që tash po mbahet nën arrest policorë, ka bërë një postim duke e lavdëruar Elliot Rodger, njeriun që ua morri jetën gjashtë vetave dhe lëndoi 13 të tjerë.
Sulmuesi në Toronto i është referuar Elliot Rodger me fjalët më lëvduese duke e quajtur “Rebel incelit”
Ky është postimi i tij i plotë: “Rebelimi incelit ka filluar. Ne do të përmbysim të gjitha ata që quhen Chad dhe Stacy. Të gjithë përkuluni ndaj Elliot Rodger ”
Postimi I tij iu referohet një postimi që kishte bërë Rodger duke I fajësuar gratë për mungesën e tij të marrëdhënieve seksuale. Ai I fajëson gratë për problemet e tij dhe kjo ka qenë mënyra e tij e hakmarrjes.
Kurse pjesa “Chads and Stacys” referohet burrave dhe grave tërheqëse të cilët janë perceptuar si më të mirë se të tjerët dhe që nuk janë të disponueshëm për “incels”, fjalë e cila është shkurt për “celibat e pavullnetshme”.
Shënim për lexuesin: Arbresh.info është bërë pjesë e kampanjës së Facebook për t’iu larguar fjalëve që ndjellin terror dhe frikë si “Vrasje”, “Vetëvrasje” etj/Arbresh.info/

Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Gjakovë, z...
Aksioni i policisë në ARBK/ Prokuroria jep detaje
Konfirmohet rast i sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubis...
Hamza për tragjedinë në Vjenë: I pikëlluar thellë, ngushëlli...
Guardiola: Të gjithë duan të më shkarkojnë
Kurti: Mbi 5.7 milionë euro investime në xhudo, përgjigje nd...