Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj po qëndron në Slloveni ku po merr pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).
Haradinaj, në kuadër të takimeve të tij me zyrtarë të lartë shtetëror të vendeve të Ballkanit Perëndimor, është takuar me kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Sllovenia dhe Kosova gëzojnë miqësi tradicionale dhe ndajnë vizionin e përbashkët për stabilitet dhe për vlerat europiane. Me kryeministrin Miro Cerar konstatuam se Kosovës duhet t’i hapën dyert e Bashkimit Europian.
Mbështetja e Sllovenisë për Kosovën, në zhvillim ekonomik, e veçanërisht në anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtarë është e një rëndësie të madhe. Sllovenia është meritore, që Kosova ka marrë kryesimin e SEECP-së për periudhen 2019-2020.
Populli i Kosovës nuk e harron kurrë solidaritetin e sllovenëve me shqiptarët në dekadat e shkuara, sidomos gjatë luftës për liri.
RH
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund