Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, do t’i kthehet së shpejti ringut.
Është vet boksieri që ka konfirmuar datën e mbajtjes së duelit të radhës, ndërkaq kundërshtari i tij do të jetë Toylor Mobika.
Përballja do të zhvillohet më 12 maj në Gabon të Afrikës, ku Nuri Seferi do të udhëtojë për të realizuar fitoren e radhës.
“Të dashur miq, përgatitjet intensive tani janë në fazën përfundimtare. Më 12 maj në Gabon të Afrikës ndeshem me boksierin më të mirë të vendit, Toylor Mobika, ku shpresjo se do ta kaloj me sukses këtë ndeshje mjaft të vështirë”, u shpreh Nuri Seferi në rrjetet sociale.
Seferi ka kohë që po zhvillon përgatitje intensive prej të cilave ka siguruar adhuruesit për fitore.
Boksieri 41 vjeçar ka 47 duele të zhvilluara, 39 fitore, 22 me nokaut, teksa ka 8 humbje.
Një prej fitoreve të tij të fundit ai ja ka dedikuar Ramush Haradinajt.
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur
Goditet një rrjet në Pejë, dyshohet se posedonte dhe shpërda...
Legjenda e ‘Beauty and the Beast’ Peabo Bryson, pëson goditj...
IKD ankohet në PZAP ndaj VV-së për përfshirjen e fëmijës në ...
Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tej...
Vdes punëtori në punë – ndalohet një përson për manipulim me...