Përdorimi i mjeteve piroteknike, fishekzjarrëve, është pjesë e traditës së festimit të festës nacionale të Zvicrës, 1 Gushtit. Por, nga pakujdesia ose rrethana të tjera të ndryshme, ndodh herë pas here që fishekzjarrët të kthehen në masën e njerëzve festues dhe të shkaktojnë edhe lëndime të tyre.
Kështu ka ndodhur mbrëmë në Ettingen të kantonit Baselland, ku janë lënduar 11 persona. Ata kanë pësuar djegie dhe dëmtim të të dëgjuarit. Sipas njohurive të deritashme asnjëri prej tyre nuk bart lëndime të rënda me rrezik për jetën, bën të ditur policia e kantonit.
Aksidenti ka ndodhur në festimin e 1 Gushtit që e ka bërë një firmë vendore. Nga shkaqe ende të panjohura, fishekzjarrët kanë shpërthyer ende pa u bërë shkëputja nga gypat përkatës për shkrepje. Për pasojë, ato kanë fluturuar në mënyrë të pakontrolluar në të gjitha drejtimet, përfshirë edhe pjesën e rezervuar për shikues, njofton srf.ch.
Policia dhe prokuroria e përgjithshme janë duke hetuar rrethanat e aksidentit. /albinfo
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...