Luis Enrique shihet si zëvendësuesi ideal për Arsene Wenger.
Arsene Wenger, pas 22 vitesh, do të largohet si trajner i Arsenalit, ka bërë të ditur klubi londinez. Pas njoftimit të lamtumirës së trajnerit francez është hapur lista e zëvendësuesit të mundshëm, mes të cilëve janë edhe tre spanjollë: Mikel Arteta, Luis Enrique dhe Rafa Benítez, transmeton Gazeta Express.
Sipas “The Independent” kandidati më serioz është ish trajneri i Barcelonës, Luis Enrique – të cilin madje e ka kontaktuar Arsenali.
Megjithatë, Enrique mund të dështojë pasi raportohet se ka kërkuar rrogë sa kishte Wengeri.
Joachim Löw, Carlo Ancelotti, Thierry Henry, Patrick Vieira e Mikel Arteta – janë të tjera opsione për “Topçinjtë”.
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin
Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundi...
Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...