Më datë 25.01.2018, në Polici është raportuar rasti person i zhdukur. Bëhet fjalë për personin Besim Berisha, i nacionaliteti rom, i lindur në vitin 1975, banues në fshatin Dobrajë e vogël, komuna e Lipjanit, njofton policia.
“Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në numrin 044-506091 ose në linjën emergjente 192”, thuhet në njoftimin e policisë.

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund