Saimir Tahiri ka thyer heshtjen dhe në rrjetet sociale. Pasi ka folur para mediave, dhe ishte prezent në seancën plenare të kësaj të enjte ai ka folur dhe në rrjetet sociale, kur prej disa kohësh nuk ishte shumë aktiv.
“Kur gjyqin moral ta ben djalli…keshtu quhet ajo qe degjoj cdo dite nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrare e duke vjedhur per pushtet.
Pas thuajse 6 muajsh, shkova ne Parlament.
Kush e ka marre heshtjen time per dorezim, eshte gabuar. Eshte vetem respekt per drejtesine.
Kete rruge do ndjek me durim.
Ndersa me kete historine e mesazheve te koduara qe leshokam une, bjerini shkurt. As me duhet ti coj mesazh njeriu. Dhe po te kem, jam nga ata qe i ben drejteperdrejte.
Me intereson vetem e verteta dhe drejtesia, askush e asgje tjeter.
E nuk do ndalem!”, shkruan ministri Tahiri.
Postimi i tij i fundit në Facebook ka qenë më 21 shkurt për ditëlindjen e djalit të tij, ndërsa në Tvvitter natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor 2017.
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin