Southamptoni dhe Chelsea kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 34-të në Premierë Ligë.
Skuadra e Southamptonit është duke luftuar fuqishëm për t’iu shmangur zonës së dëbimit nga liga dhe takimi kundër “Bluve” në St. Mary’s do të jetë vendimtar për ata, transmeton portali arbresh.info.
Pas dy barazimeve dhe katër humbjeve në gjatë ndeshjet e fundit në Premierë Ligë, Mark Hughes ka nevojë për pikë që të tregoj cilësitë e tij pas shkarkimit nga detyra te Stoke City në fillim të sezonit.
Nga ana tjetër, Chelsea është në një periudhë mjaftë të vështirë për shkak se ka mbledhur vetëm 12 pikë nga tetë ndeshje që nga fillimi i këtij viti dhe tri pikë në takimin e sotëm janë të domosdoshme për shkak të qëndrimit të tyre larg nga zona e Ligës së Kampionëve.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin St. Mary’s duke filluar nga ora 13:30./arbresh.info/
https://twitter.com/SouthamptonFC/status/985102869362688000
https://twitter.com/ChelseaFC/status/985102897804402688
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...