Shumica e qytetarëve gjermanë (58 për qind) kanë frikë që një përgjigje e mundshme ushtarake nga shtetet perëndimore ndaj sulmit kimik në Siri mund të përkeqësojë situatën, sipas një sondazhi.
Sipas sondazhit Politbarometer të kryer për kanalin televiziv ZDF, vetëm 7 për qind e të anketuarve thanë se një përgjigje e mundshme nga Perëndimi mund të ketë një efekt pozitiv në zgjidhjen e konfliktit, ndërsa 28 për qind shprehën besimin e tyre se ndërhyrja nuk do të ndryshonte shumë situatën.
Sa i përket pjesëmarrjes së mundshme gjermane në aksion ushtarak, vetëm 18 për qind e të anketuarve thanë se ishin në favor të tij, ndërsa 78 për qind kishin një këndvështrim të kundërt, transmeton portali arbresh.info.
Sondazhi u krye nga 10 prilli deri më 12 prill, me 1100 persona që morën pjesë në të.
Raportet në lidhje me sulmin e dyshuar në qytetin sirian të Doumës u shfaqën më 7 prill. Shtetet e Bashkuara dhe shumë aleatë e saj kanë fajësuar qeverinë siriane për sulmin. Më 9 prill, Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi se ai po konsideronte sulme ajrore në rajon si një reagim ndaj një sulmi të dyshuar./Arbresh.info/
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...