Shumica e ngushtë parlamentare nuk ka mundësuar funksionimin normal të Kuvendit.
Ashtu ishte edhe sot ku për shkak të mos pasjes së kuorumit të mjaftueshëm këshilli buxhetorë u vonua për gjysmë ore. citon Telegrafi Maqedoni.
Kryetarja e këtij trupi kuvendor, Frosina Remenski, personalisht nëpërmjet telefonit i ka kërkuar anëtarët që të vijnë në sallë që të mund të siguroj deputet të mjaftueshëm.
Deputetë duhet të kishin dhënë dritë të gjelbër për punësimin e njëzet e tre bashkëpunëtorë të jashtëm ku do t’u kishin ndihmuar grupeve parlamentare në Kuvend. Pasi u sigurua kuorumi, ishte votuar.
“Në grupet parlamentare, për bashkëpunëtorë të jashtëm janë punësuar 10 nga radhët e LSDM-së, 10 nga OBRM-PDUKM, 2 nga BDI dhe 1 nga BESA” tha Frosina Remenska, kryetare e Këshillit Buxhetor.
“Angazhimi i bashkëpunëtorëve të jashtëm është me rëndësi të madhe dhe luan rol të veçantë për cilësinë dhe funksionimin e deputetëve, por edhe grupeve parlamentare” tha Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Angazhimi i bashkëpunëtorëve të jashtëm, buxhetit të shtetit do t’i kushtojë 150 euro në vit. Parat sigurohen nga Ministria e Financave.
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...