Roma ka bërë një gabim trashanik duke reklamuar tiketat për ndeshjen në gjysmëfinale të UEFA Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, para se të hidhet shorti.
Skuadra italiane është pjesë e xhiros së parafundit të këtij kompeticioni për herë të parë në histori pas një rikthimi sensacional këtë javë kundër Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Ata nuk kishin durim për t’i shitur tiketave duke vendosur në shitje kështu ato për ndeshjen kundër skuadrës së Jurgen Klopp mbrëmjen e kaluar.
Ky gabim në uebfaqe është rregulluar me shpejtësi, por jo aq shpejtë para se dikush t’i bëjë një foto përmes së cilës zbulohet se takimi “do të zhvillohet” si nikoqir më 2 maj.
Shorti për gjysmëfinale të UEFA Ligës së Kampionëve zhvillohet sot (e premte) në Zvicër duke filluar nga ora 12:00.
Kampioni në fuqi Real Madridi është gjithashtu në këtë garë së bashku me gjigantin gjerman Bayern Munichun./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...