Kukësi në kërkim të Kukësit të dy viteve më parë. Sonte në orën 20:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, ekipi verilindor do të ndeshet me Legian e Varshavës të Polonisë për llogari të turit të tretë të Europa League.
Skuadra verilindore është optimiste për ndeshjen dhe pret të arrijë një rezultat të favorshëm që t’i shërbejë edhe në ndeshjen e kthimit në Varshavë.
Kundërshtari është i një niveli të lartë dhe në këtë çiftim ata konsiderohen favoritë dhe Kukësi outsider, por futbolli i njeh surprizat dhe kuksianët e kanë mësuar rrugën se si ato arrihen .
Ne takimin e sotëm do te mungoje sulmuesi kryesor kroati Pero Pejic, i cili u transferua në kampionatin Iranian të futbollit.
Por trajneri brazilian Marcelo Troisi do të përdorë disa alternativa tjera për të arritur suksesin
Në stadium për këtë ndeshje të rëndësishme pritet të vijnë shume tifozë gjë që do të ishte shumë e rëndësishme ,dhe për mbështetjen e nënkampionëve tanë.
Polakët i tremben temperaturave të larta që po mbretërojnë në Shqipëri dhe për ta do ishte pozitive edhe një barazim në kryeqytetin shqiptar.
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur