“Ndale seancën menjëherë! Përjashtoje zyrtarisht që të vazhdojë seanca. Ky është kumti i një populli që nuk mund të pranojë kurrë njeriun që ka fyer si askush tjetër shqiptarët. Ai duhet të largohet”.
Ky ishte ultimatumi i Lulzim Bashës ndaj kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Menjëherë pas kësaj fjalie, deputetët e opozitës u ngritën në këmbë dhe rrethuan foltoren.
Më herët, gjatë fjalës së tij Basha kërkoi lirimin e 11 protestuesve kuksianë që mbahen në burg për protestën në Rrugën e Kombit dhe u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në protestë kundër padrejtësive.
“Padrejtësi që u ndodhin çdo ditë qytetarëve shqiptarë në çdo cep të Shqipërisë. Nuk duhet të tolerojmë asnjë padreejtësi. Të ngremë zërin dhe të qëndrojmë kundër çdo padrejtësie”, tha ai./Top Channel
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...