Askione për shkarkimin e rektorit Organizata “Demokracia Studentore” po vazhdon me aksionet studentore kundër rektorit të UP-së Marian Dema, ndërsa tani po kërkon edhe shkarkimin e tij nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Kjo organizatë sot do të ketë edhe aksione simbolike para Rektoratit nga ora 11:00, duke protestuar kundër Rektorit Dema dhe duke kërkuar shkarkimin e tij.
“Ne do të vazhdojmë me protestat studentore, të cilat janë të bazuara në keqpërdorimet e rektorit, i cili në vazhdimësi ka sjellë vetëm negativitet në UP, i cili ka qenë pjesë e tërë proceseve dhe nuk ka ndryshuar asgjë pozitivisht, duke keqpërdorur pozitën zyrtare në vazhdimësi”, tha kryetari i DS, Mexhid Ramusa.
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...