Mesa duket Youtube ka rënë viktimë e një hakimi ditën e sotme ndërsa një numër videosh të profilit të lartë janë manipuluar.
Videoja më e shikuar e të gjitha kohërave Luis Fonso dhe Daddy Yankee “Despacito” është shtrembëruar, shkruan PCWorld Albanian
Imazhet u zëvendësuan me ato të grupit të hakerave ku shfaqet një bandë me disa armë. Në përshkrim thuhet se hakerat quhen Prosox dhe Kuroi’sh.
Edhe video të tjera janë manipuluar si këngët e Chris Brown, Shakira, Dj Snake, Selena Gomez, Drake, Katy Perry dhe Taylor Swift.
Disa prej tyre ende janë të disponueshme. Të gjitha videot i përkisnin kanaleve Vevo të artistëve.
Ngelet e paqartë sesi hakerët kanë arritur të manipulojnë këto video.
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?