Milan me problem serioz në fazën sulmuese.
Me fundin e sezonit që po afron, kuqezinjtë e Milanit synojnë vendin e katërt në klasifikim, por edhe pse një ndër pretendentët për kompeticionet europiane, Milani i Gattusos renditet vetëm i dhjeti për nga rendimenti i golave të shënuar, me Cutronen që pozicionohet i 22-ti me 7 golat e realizuar.
Pas përfundimit të ndeshjes me Sassuolon, që u mbyll në barazimin 1-1, vetë Gattuso e theksoi se ajo ishte një sfidë që mund t’i kishte afruar më shumë kuqezinjtë drejt objektivit Champions. Të përditshmet italiane, në fakt, flasin për një krizë mes sulmuesve të Gattusos.
Edhe pse i 6-ti në tabelën e klasifikimit, Milani qëndron vetëm në vendin e dhjetë për numrin e golave të shënuar, duke mbetur edhe pas skuadrave që numërojnë më pak pikë të grumbulluara, si Fiorentina, Sampdoria, Atalanta dhe Torino.
E njëjta gjë edhe në garën për Europa League. Ajo e kryegolashënuesve më pas sheh një situatë edhe më kritike, ku në vendet e larta të klasifikimit nuk figuron asnjë prej sulmuesve
Goditet banda shqiptare në Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë, s...
Polonia planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...
“Marrëveshje detyruese për njohjen e Kosovës”, Vuçiq del me ...
Nisma e propozon Fatmir Limaj për President të Kosovës
Konjufca priti shefin e Ambasadës së Luksemburgut, riafirmoh...
Dyshimet për dallavere me vota, 12 persona intervistohen në ...