Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se gjatë këtyre shtatë muajve ka pasur një angazhim të madh për sundim të ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
Si rezultat i kësaj dinamike ai ka thënë se janë përmbushur obligimet që dalin nga Agjenda e Reformave Evropiane, e cila do të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave dhe do ta fuqizojë vendosmërinë për luftimin e dukurive negative.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka vlerësuar se sistemi i drejtësisë ka kapacitete për ta bërë punën në përputhje të ligjeve, pa pasur nevojë për një mision ekzekutiv të EULEX-it.
Ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale, për të cilën ka thënë se do të angazhohet që ky proces të përmbyllet me siguri të plotë juridike që të dalë në shesh e vërteta për luftën e pastër të UÇK-së./Epoka e Re./
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...