SHBA dhe Rusia kanë bërë një debat të zjarrtë gjatë Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi sulmin e dyshuar kimik në Siri.
Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia tha se incidenti në Douma ishte i organizuar dhe se veprimi ushtarak i SHBA-ve mund “të ketë pasoja të rënda”, transmeton portali arbresh.info
Ambasadorja e SHBA-ve, Nikki Haley tha se Rusia ka “gjakun e fëmijëve sirianë” në duart e saj.
Shefi i të drejtave të njeriut të OKB-së tha se autoritetet botërore po e trajtojnë përdorimin e armëve kimike me një “tronditje kolektive”.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se “vendimet e mëdha” mbi Sirinë do të bëhen në dy ditët e ardhshme./arbresh.info/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...