Rusia dhe ushtria siriane kanë fajësuar Izralin për sulmet me raketa që ndodhën gjatë ditës së dielë, në një bazë ajrore siriane që besohet se la të vdekur 14 persona, duke përfshirë tre iranianë.
Në ndërkohë bashkësia ndërkombëtare ka dënuar ashpër sulmin kimik, që la te vdeur më shumë se 40 persona, përfshirë edhe fëmijë, transmeton portali arbresh.info
Opozita siriane ka fajësuar forcat e Bashar al-Assad për sulmin kimik, ndërsa sulmi ajror në bazën e forcave siriane ka ndodhur disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se “ata do të paguajnë një çmim të madh”.
SHBA-të kanë mohuar të kenë kryer sulmin ajror, ndërsa Izraeli nuk e ka komentuar rastin.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se dy aeroplanë izraelitë synonin bazën ajrore T4, kanë hedhur mbi tetë raketa.
Në deklaratë thuhet se Siria hodhi poshtë pesë prej tyre dhe tre të tjera u ulën në pjesën perëndimore të bazës.
Që nga viti 2012, Izraeli ka goditur brenda Sirisë më shumë se 100 herë, kryesisht duke synuar dyshimet e armatimeve të armëve të destinuara për grupin militant libanez Hezbollah, i cili ka luftuar përkrah forcave qeveritare siriane./arbresh.info/
1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë...
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...