Harold e Lillian janë duke u martuar, sërish! Ajo 78 vjeçe dhe ai 83. Nuk është hera e parë që të dy shkojnë së bashku në altar.
I kishin thënë njëri-tjetrit ‘po” në vitin 1955, por thuajse pas nëntë vjetësh martesë dhe pesë fëmijësh, vendosën të ndahen.
Tani, 50 vjet pas divorcit, do ta riprovojnë. Ai që do të celebrojë martesën, në kishën e Leksingtonit në Kentaki (SHBA), do të jetë nipi i tyre.
“Vendosëm të përshkruajmë pjesën e fundit të rrugës së bashku”, – ka thënë Harold për shtypin lokal. Ai ka marrë përsipër përgjegjësinë e dështimit të martesës së tyre të parë. “Punoja shumë dhe e nënvlerësova”, – pohoi.
Pas divorcit, në vitin 1967, të dy janë rimartuar; Lillian dy herë dhe ka pasur dy fëmijë të tjerë, Harold është martuar me një vejushe me tre fëmijë, për të cilët u kujdes sikur të ishin të tijtë.
Pas fundit të martesës së tyre, Lillian dhe Harold kanë ruajtur marrëdhënie të shkëlqyera dhe kur mbetën sërish vetëm, u afruan. “Në të vërtetë, mendoj se nuk kemi reshtur kurrë së dashuri”, – ka rrëfyer “dhëndri”. Të dy do ta celebrojnë nartesën e dytë në 14 prill dhe nipi i tyre, Joshua, do të bëhet ‘prift’./gsh/

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...