3.7% e depozituesve në bankat shqiptare kanë më shumë se gjysmën e parave. Pabarazia në Shqipëri në fund të vitit 2017-ë është thelluar më shumë, sipas raportit të dërguar në Kuvend nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.
Kjo shifër individësh që kanë para në banka, zotëron një pasuri në nivelin e 5.3 miliardë dollarëve, në kohën që kursimet në banka janë rritur me ritëm të ulët, vetëm 0.8% krahasuar me një vit më parë. Mesatarja shumëvjeçare e shtimit të depozitave në banka është 6.3%.
Në total janë 92 mijë individë që kanë më shumë se gjysmën e pasurisë, ndërsa pjesa tjetër afro 2 milionë e 300 mijë depozitues ndajnë tortën e 3.9 miliardë dollarëve.
Gjithsej, vlera e depozitave në sistemin bankar në Shqipëri arriti në 9.2 miliardë dollarë.
Në 2016-n, 4% e individëve zotëronin 45% të totalit të depozitave, vlera e të cilave arrinte në 5 miliardë dollarë.
Ndërsa një studim i Bankës së Shqipërisë konstatoi se normën më të madhe të rritjes së kursimeve e
kanë patur llogaritë e bizneseve, ndërsa 10 depozituesit më të mëdhenj zinin 6.1% të totalit të llogarive.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A