Paris Saint-Germain është gati të provojë vendosmërinë e Liverpoooolit me një ofertë të madhe për Mohamed Salah këtë verë.
Salah ka qenë në formë mahnitëse këtë sezon, duke shënuar 38 gola në të gjitha garat për klubin nga Anfield.
Sulmuesi egjiptian ka bërë me këto paraqitje që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas tij.
Ai ka tërhequr interesimin e fortë nga Real Madridi, të cilët janë gati të derdhin shifra të mëdha për të, teksa mendohet të ofrojnë edhe lojtarë në shkëmbim.
Por, Mbretërit nuk janë vetëm në këtë garë, pasi kampionët francezë të PSG-së janë gati të vihen në veprim për Salah.
Sipas mediumit francez Le 10 Sport, PSG po konsideron shitjen e sulmuesit Edinson Cavani në fund të sezonit, dhe mendon ta zëvendësoj atë me Salahun.
Spekulimet gjithashtu vazhdojnë të rrethojnë të ardhmen e Neymar në klub, pavarësisht se braziliani arriti vetëm verën e kaluar nga Barcelona.
PSG janë gati të paguajnë rreth 200 milionë funte apo 230 milionë euro për Salah, por me siguri do të kishte konkurrencë të madhe për nënshkrimin e tij.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...