Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se zhvillimet e fundit nuk i janë dashur shtetit dhe pasojat e tyre do të shihen më vonë.
Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka deklaruar se karshi këtyre zhvillimeve Kuvendi dhe Qeveria janë treguar të pafuqishme meqë fuqia është koncentruar në pushtetin ceremonial.
Krasniqi ka porositur Haradinajn ta qeverisë vendin si kryeministër pasi këtë të drejtë ia jep Kushtetuta.
Në situatën kur as pozita dhe as opozita nuk e kanë shumicën në Kuvend, ish-kryeparlamentari ka thënë se edhe mund të shkohet në zgjedhje por, sipas tij, nuk do të ketë zgjidhje të duhur.
“Ata që po kërkojnë zgjedhje ishin para pak muajve në qeverisje dhe nuk e zgjidhen asnjë problem”, ka thënë Krasniqi./epoka e re/
Në Gjenevë ka nisur rundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë e ...
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave