Agron Demi, nga Instituti GAP përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka reaguar ndaj akuzave që janë ngrit sot për rastin “Pronto”, shkruan arbresh.info.
Ai ka shkruar se presioni për liberalizim vizash, bëri që pas dy vitesh nga publikimi i aferës së përgjimeve “Pronto” prokuroria të ngreh aktakuzë për Adem Grabovcin me shokë.
Postimi i tij i plotë:
“Presioni për liberalizim vizash, bëri që pas dy vitesh nga publikimi i aferës së përgjimeve “Pronto” prokuroria të ngreh aktakuzë për Adem Grabovcin me shokë.
Unë vë bast qysh tash që nëse do të dënohet dikush, do të dënohen me kusht, ashtu siç janë “dënuar” gati të gjithë ata që janë përfshi deri më tash në afera korruptive.
Por problemi është se liberalizimi i vizave po i shtyen me i ngritë këto akuza. Çka ndodhë kur të liberalizohen vizat? A kanë me mar një pushim të gjatë gjykatat e prokuroritë e antikorrupsioni e …?
Përderisa u ngrit aktakuzë për punësimet që kanë ndodhur para vitit 2016, e njëjta praktikë po vazhdon haptas edhe tash. Partitë në koalicion, po vazhdojnë kapjen e ndërmarrjeve, agjencive e pozitave të larta në shërbimin civil. Madje duke emëruar personat më të padijshëm.
A duhet me i përfshi tash edhe këto raste si kriter për liberalizim vizash, me qëllim që me u ndalë kjo praktikë?”, ka shkruar ai në facebook./arbresh.info/
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...
Maqedonci takon ministrin britanik të Mbrojtjes në Turqi, fl...
Rama në Kongresin Botëror të Ligjit: Integrimi në BE çelësi ...
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...
Dogana e Kosovës zbulon faturë të dyfishtë në Vërmicë, dyshi...