Urim Vokshi, avokati mbrojtës i zëvendësdrejtorit të kolegjit “Mehmet Akif”, Yusuf Karabina, ka thënë se familjarët nuk kanë asnjë informatë për gjendjen shëndetësore të gjashtë shtetasve turq, si dhe procedurat të cilat ata do t’i nënshtrohen në Turqi.
Sipas Vokshit, i vetmi komunikim i familjarëve është me avokatët e tyre në Turqi.
“Fatkeqësisht s’kemi asnjë informatë. E vetmja informatë është komunikimi me avokatët e tyre në Turqi, që kanë biseduar me familjarët këtu, që kanë mundur ta konfirmojnë se ata gjenden në Turqi dhe nuk kanë informata tjera më të detajuara”, tha Vokshi për Telegrafin.
Avokati Vokshi po ashtu tregoi se nga mediat turke janë informuar se ata gjenden në departamentin anti-terror.
“Nuk kemi informatë as për gjendjen shëndetësore e as për procedurat të cilat do t’i nënshtrohen. Janë ato informata që kanë dalë në mediat turke që janë në departamentin anti-terror, mirëpo nuk ka informata konkrete”, theksoi Vokshi.
Ndryshe, gjashtë shtetasit turq të arrestuar ditë më parë në Prishtinë, nga Policia e Kosovës si dhe të depërtuar më pas në Turqi, Mustafa Erdem, Yusuf Karabina, Kaahraman Demirez, Cihen Ozkan, Hasan H.Gunakan dhe Osman Karakaya, ishin punonjës të institucionit arsimor “Mehmet Akif”. /Telegrafi/
Horoskopi për sot
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...