Drejtuesi i DnV’së, Ismet Kryeziu nuk e përjashton mundësinë që presidenti turk Recep Tayyip Erdogan të ndikojë në vendimin e turqve të Kosovës për qëndrimin ose jo në ekzekutivin e vendit.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Kryeziu thotë se Erdogan mund të veprojë si presidenti serb Aleksandar Vuciq, duke tërhequr nga qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, Listën Serbe.
Në ditët në vijim do të kuptohet vendimi i Partisë Demokratike Turke të Kosovës rreth kësaj çështje.
“Mbetet të shihet në javët në vazhdim, cili do jetë reagimi i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), a do dalin dhe këta nga qeveria si Lista Serpska.!?”, shkruan kryeziu në Facebook.
“Do të shohim nëse zhvillimet e fundit kanë ndërveprim dhe janë në një linjë me të gjerë të një politike bashkëvepruese mes Vuqiqit edhe Erdoganit. Zhvillime përmes të cilave po inskenojne situata dhe po kërcënojnë e po tentojnë të shantazhojnë qeverinë dhe Republikën e Kosovës, duke keqpërdorur edhe pakicat kombëtare të tyre që janë pjese e qeverisë së Kosovës”, thekson ai.
“Ne përplasjet e politikave globale ne s’duhet të sillemi si të pa kokë. Është e rëndësishme që politikat tona mos të jenë veprime ad hok, ditore dhe në kundërshtim me vlerat perëndimore”, përfundoi ai.
Presidenti turk Erdogan e ka kërcënuar kryeministrin kosovar se do të jap ‘llogari’ pas vendimeve të tij për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe shefit të AKI’së. Kjo pas kidnapimit dhe dëbimit nga Kosova të gjashtë shtetasve turq.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...