Analisti Shkelzen Maliqi ka propozuar qeveri teknike për Kosovën.
Ai thotë se brenda një kohe të shkurtër do të ishte mirë t’i përgatisin zgjedhjet, duke u fokusuar në përmbushjen e obligimeve që nuk mund të presin.
Analisti Shkelzen Maliqi ka propozuar qeveri teknike për Kosovën. Ai thotë se brenda një kohe të shkurtër do të ishte mirë t’i përgatisin zgjedhjet, duke u fokusuar në përmbushjen e obligimeve që nuk mund të presin.
‘Por e mira mund të bëhet vetëm nëse atyre nuk u jepet më mundësia që të vendosin për hapat e daljes nga kriza. Kjo do të jetë mjaft vështirë e realizueshme, por jo e pamundur’, ka shkruar Maliqi.
Sipas tij, ‘me budallaki e arrogancë’, udhëheqësit e sollën vendin në këtë gjendje.
Postimi i plotë në Facebook:
Ndoshta është mirë që me budallaki dhe arogancë në veprime dhe mosveprime, e sollën veten dhe vendin në këtë derexhe që nuk mund të zghidhet më me improvizime dhe kombinime interesash të ngushta liderësh dhe liderucësh pa vizione dhe shkathtësi politike. Por e mira mund të bëhet vetëm nëse atyre nuk u jepet më mundësia që të vendosin për hapat e daljes nga kriza.
Kjo do të jetë mjaft vështirë e realizueshme, por jo e pamundur. Instrumenti mund të jetë Qeveria teknike e udhëhequr (disa poste kyçe) nga ekspertë të pavarur nga politika dhe nga ekspertët që propozojnë partitë.
Mandati i QP do të ishte që brenda një periudhe optimale, sa më të shkurtë, të përagatisin zgjedhjet, duke u fokusuar edhe në përmbushjen e obligimeve shtetërore që nuk mund të presin (dialogu me Serbinë, liberalizimi i vizave etj.). Formula më pragmatiste do të ishte kohabiticioni ku asnjë nga udhëheqësit të subjeketve politike nuk do të lejohet të ketë poste ekzekutive, por mund të udhëheqin partitë dhe fushtat parazgjedhore.
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...