Modelja e njohur Tyra Bank ka pranuar që ka bërë ndërhyrje në hundë në fillim të karrierës.
Ajo e kishte mohuar një gjë të tillë me vite dhe tashmë modelja 44 vjeçare mendon se ka ardhur koha që ajo ta thotë të vërtetën, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.
‘Unë nuk kam pasur probleme me frymarrjen, por kam bërë një ndërhyrje estetike në hundë, e pranoj, flok falco dhe hundë të operuar, e kam obligim të tregoj të vërtetën’ ka thënë Tyra në ‘Perfect is Boring’.
Banks ka deklaruar për revistën People që ajo është lodhur nga njerëzit që gjykojnë femrat që iu nënshtrohen operacioneve plastike.
‘Ndihem shume keq kur femrat gjykohen për ndërhyrjet që bëjnë, mendoj që të gjithë janë të lirë të bëjnë çfarë të duan’
‘Si modele, më duhej të vendosja grim, nuk mendoj që ka diçka të keqe me këtë’ u shpreh Tyra Banks.
Sidoqoftë, në të kaluarën Tyra Banks nuk e ka treguar të vërtetën rreth operacioneve plastike, në vitin 2011 për Daily Mail e pyetur nëse kishte bërë ndërhyrje në gjoks ajo i kishte mohuar të ketë bërë një gjë të tillë./Arbresh.info/





Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja