Drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli ka thënë se ka ende shumë punë për tu bërë sa i përket luftimit të korrupsionit.
“Megjithatë nuk jemi të kënaqur me këtë çështje sado që të tjerët thonë që është kryer ky kusht unë them që nuk është kryer sepse ka shumë për të bërë. Demarkacioni është kryer por korrupsioni ende jo dhe liberalizimi s’do të mund të vije pa e kryer këtë kusht e këtë vit do të kemi shumë sfida”, ka thënë Havolli, raporton Arbresh.info.
Ai ka thënë se politikanët mund të thuan çfarë të duan por situata është ndryshe sa i përket liberalizimit të vizave pavarësisht se demarkacioni është miratuar, shkruan Arbresh.info.
“Nuk dua që Kosova të jetë pa liberalizim dhe shpresoj që të kemi liberalizim por ķy kusht ka shumë sfida dhe shpresoj të dal ajo që thonë politikanët mirëpo ka shumë punë për të bërë”, ka deklaruar Havolli./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1738498669548551/
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestua...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...