Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) dhe Qendra për Kurajo Politike (CPC) organizojnë tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezentohet Punimi për Diskutim “Studimet e Doktoratës në Fakultetin e Edukimit dhe ate Filzofik të Universitetit të Prishtinës”.
Ky punim trajton akreditimin e programeve të doktoratës, aspektet legale të administrimit të tyre, administrimin, cilësinë dhe resurset e studimeve të doktoratës në Fakultetin e Edukimit dhe ate Filozofik të Universitetit të Prishtinës, si dhe prezenton një numër të konluzioneve për diskutim në lidhje me këto çështje.
Ky punim është i dyti i këtij lloji që trajton studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës.
Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCOK) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
BE-ja dhe India arrijnë marrëveshje tregtare
Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Osmani: Ripërtërijmë anga...
Xabi Alonso planifikon largimin e pesë yjeve të Liverpoolit ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” takohen me Fahri...
Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve